Asnjë vdekje dhe 92 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë vdekje dhe 92 raste të reja me koronavirus në Kosovë

16:17, 31/07/2021

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 3,788 teste të kryera, 92 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 657. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive është 442.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 428 818 doza të vaksinës.

Deri më sot 146 215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3 788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco