Me pranga dhe këmishën me gjak, ja sa vjet burg rrezikon shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci

Me pranga dhe këmishën me gjak, ja sa vjet burg rrezikon shoferi që shkaktoi aksidentin në Kroaci

15:16, 26/07/2021

Shoferi i autobusit që shkaktoi dje tragjedinë shqiptare në Kroaci ka dalë sot përpara prokurorit, ndërsa sipas të gjitha gjasave, do të mbetet në qeli, shkruajnë mediat kroate. Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se e zuri gjumi mbi timon.

Zëdhënësi i Departamentit të Policisë Brod-Posavina, Damir Brezi? u shpreh për mediat se shoferi u mor në pyetje pa avokat, por edhe pa një përkthyes të gjuhës shqipe, “sepse ai e kupton mirë gjuhën kroate”.

Në momentin që u dërgua në prokurori, shoferi shoqërohej nga dy oficerë policie, me duart në pranga, maskë mbrojtëse anti-covid dhe kokën e ulur. Në këmishën e tij duken ende njollat e gjakut nga tragjedia.

Image

Mediat kroate, theksojnë se bazuar te ligjet vendase, vepra penale në fjalë, pra shkaktimi i një aksidenti rrugor, dënimi maksimal është deri në 15 vite burg.

Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 në gjendje më të rëndë dhe 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate. Sot Kosova e ka shpallur ditë zie.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco