Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 14 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 14 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

15:08, 26/07/2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 14 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

6 persona janë shëruar gjatë kësaj kohe nga COVID-19.

Deri tani në Kosovë 108 mijë e 31 persona janë infektuar me COVID-19.

2 mijë e 265 kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 26 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës.

Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597.

Në total numri i rasteve aktive është 169.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco