VIDEO/ Pronari rreh punëtorin, ja çfarë deklaron

VIDEO/ Pronari rreh punëtorin, ja çfarë deklaron

22:32, 24/07/2021

Pronari i një kompanie në Vushtrri rrahu punëtorin e tij dhe thotë se ky i fundit kreu keqpërdorime. Punëtori, lëndimet në qafë e madje edhe në shpinë i ka të dukshme.

Edhe ngritjen në këmbë, punëtori e ka të vështirë nga dhimbjet. Kjo pasi 56-vjeçari nga Vushtrria thotë se një ditë më herët u sulmua fizikisht nga shefi i tij në kompaninë e të cilit punonte si shofer. Punëtori deklaron se gjithçka ka ndodhur për një shumë jo më të madhe sesa 15 euro.

Burri ka marrë gjithashtu edhe trajtim mjekësor. Pronari e pranon se ka ndodhur sulmi fizik. Fehmi Shabani tregon versionin e tij sesi ka ndodhur ngjarja. Shabani thekson se punëtori ka keqpërdorur pozitën disa herë.

Rasti është përcjellë edhe në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti tha se rasti është iniciuar si lëndim trupor dhe sulm. Viktima vazhdoi vizitat mjekësore në spitalin e qytetit, në Vushtrri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco