Varroset çifti shqiptar që vdiqën gjatë përmbytjeve në Gjermani

Varroset çifti shqiptar që vdiqën gjatë përmbytjeve në Gjermani

20:14, 24/07/2021

Nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani humbi jetën edhe çifti nga Kosova, Shaban e Raze Delija. Dy shqiptarët janë varrosur sot në fshatin Zahaq për Pejës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u dërgoi sot telegram ngushëllimi familjarëve të çiftit Deliaj, duke ndarë dhembjen me ta.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit.

Përmbytjet në Gjermani u morën jetën shumë qytetarëve, shumë persona u zhdukën, ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco