Koronavirusi në Kosovë, shënohen 19 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Kosovë, shënohen 19 raste të reja në 24 orët e fundit

16:27, 24/07/2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja me coronavirus nga 2 672 testime. MSH njofton se në total numri i rasteve aktive është 137.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 590.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12 932 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356 771 doza të vaksinës.

Deri më sot 107 551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco