Sekuestrohen cigare të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro

Sekuestrohen cigare të kontrabanduara me vlerë 50 mijë euro

20:55, 23/07/2021

Policia e Kosovës ka sekuestruar cigare të kontrabanduara në vlerë prej 50 mijë euro.

Operacioni është kryer në Drenas dhe lajmin për Express e ka konfirmuar Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Mësohet se janë kapur 75 pako të cigareve me 50 ‘boksa’, e që në total janë 750 mijë cigare. Vlera e cigareve shkon në 50 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco