'Britania e Madhe e mbështet Dialogun midis Kosovës dhe Serbisë'

'Britania e Madhe e mbështet Dialogun midis Kosovës dhe Serbisë'

10:13, 25/06/2021

Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Wendy Morton, tha mbrëmë se në një bisedë me emisiarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ajo konfirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për negociatat që po mbahen në Bruksel.

Ajo shkroi në Twitter se ishte dakorduar në takim të punojnë së bashku për të krijuar mundësi për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që do të përfitojë i gjithë rajoni.

“Në takimin me të dërguarin special Miroslav Lajçak, unë rikonfirmova mbështetjen e Britanisë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Ne gjithashtu ramë dakord të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar mundësi për të siguruar një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të normalizimit për të mirën e të gjithë rajonit”, shkroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco