Therje me thikë në Gjilan, vdes një person

Therje me thikë në Gjilan, vdes një person

16:28, 24/06/2021

Një person ka mbetur i vdekur në Gjilan, pas një përleshjeje me thika që ka ndodhur sot në një kafene.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se për këtë rast, një i dyshuar ka rënë në prangat e policisë.

“Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast ‘Therrje me thikë’. Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundur që të konstatojë vdekjen e viktimës, i moshës madhore. Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast të rëndë”, tha ai.

Hashani deklaroi se për ngjarjen është njoftuar Prokurori i Shtetit. “Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë çuar në këtë rast të rëndë”, deklaroi ai.

Për ngjarjen, janë duke u bërë hetimet nga ana e Policisë së Kosovës dhe e Prokurorit të Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco