Kosovë/ Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me koronavirus

Kosovë/ Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me koronavirus

15:22, 24/06/2021

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e 1.764  mostrave të testuara për virusin Covid-19.

Në 24 orët e fundit me koronavirus janë infektuar 14  persona, teksa janë shënuar dy  raste të vdekjes.Në ndëkohë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë qytetarë.

Njoftimi i plotë:

24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.

Në total numri i rasteve aktive është 171.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco