Albin Kurti nga Parisi: Nuk ka zotim nga Franca për liberalizimin e vizave

Albin Kurti nga Parisi: Nuk ka zotim nga Franca për liberalizimin e vizave

09:11, 24/06/2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për RTK-në nga Parisi, ka folur pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron në pallatin Elisee.

Mes tjerash Kurti tha se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.

“Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas polotësimit të kritereve ende nuk ka viza. Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte. /RTKLIVE/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco