E vranë forcat serbe, gjenden eshtrat e Remzi Kurteshit

E vranë forcat serbe, gjenden eshtrat e Remzi Kurteshit

19:43, 23/06/2021

Janë gjetur eshtrat e Remzi Kurteshit nga Mitrovica, i vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Ai u vra në moshën 28-vjeçare nga forcat serbe, ndërsa rivarrimi mbahet të premten, sipas familjarëve.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë familjarët,  miqtë, dashamirësit dhe mbarë farefisin tonë se i joni dhe i paharruari daja im Remzi Kurteshi i lindur më.21.08.1971 në Mitrovicë është rrëmbyer nga forcat serbe më 15.04.1999 në pjesën veriore të Mitrovicës, sot u gjet kofoma e tij, i vdekur.

Rivarrimi i të ndjerit bëhet me datën 25.06.2021 në varrezat e martirëve në Shipol të Mitrovicës. Pamja mbahet në Bajr te shkolla fillore Ismajl Qemajli ne Mitrovicë “, thuhet në njoftim e nipit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco