Osmani takohet me kancelarin Kurz: Në fokus integrimi i Kosovës në BE

Osmani takohet me kancelarin Kurz: Në fokus integrimi i Kosovës në BE

18:20, 23/06/2021

Këtë të mërkurë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur nga kancelari austriak Sebastian Kurz.

Në këtë takim kancelari austriak ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt Europës.

Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter” Kurz tregon se fokusi i takimit ishte dialogu dhe rruga drejt integrimit Europian.

“Takim pozitiv me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Austria do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe të bëj thirrje për integrim në Evropë dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Dialogu me komunikim të drejtpërdrejtë duhet të jetë themel i stabilitetit në rajon”, shkruan Kurz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco