Falsifikuan 1 500 euro dhe 40 mijë dollarë, arrestohen tre persona

Falsifikuan 1 500 euro dhe 40 mijë dollarë, arrestohen tre persona

16:18, 23/06/2021

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovicë, sot më, 23.06.2021, pas hetimeve paraprake, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve: B.M., M.Sh., F.K., kurse i dyshuari Sh.D., gjendet në arrati.

“Tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë’. Në proces hetimor është kryer urdhër-kontroll (verbal), në tre lokacione: dy në Prizren dhe një në Mitrovicë. Hetuesit policorë, si provë materiale kanë sekuestruar: 3×500 euro, gjithsej 1500 euro, 320×100 dollarë amerikan dhe 160×50 dollarë amerikan gjithsej 40 000 dollarë, tre telefona mobil, pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe dy makinat te përdorura nga të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara dhe se për detajet tjera, që do të sigurohen gjatë procesit hetimor, do ketë një njoftim shtesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco