Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë 15 euro për të hyrë në Mal të Zi

Nga 1 korriku kosovarët nuk do të paguajnë 15 euro për të hyrë në Mal të Zi

13:32, 23/06/2021

Kur jemi në prag të pushimeve verore, kosovarët pritet të marrin një lajm të mirë që sadopak do të ndikoj në buxhetin e tyre. Krahas bregdetit shqiptar, për kosovarët adresë e vazhdueshme e pushimeve vazhdon të jetë edhe Mali i Zi.

Taksa prej 15 eurosh pritet që shumë shpejt të hiqet për kosovarët që duan të jenë për pushime në Ulqin dhe vendet tjera bregdetare të Malit të Zi.

Drejtori i Zyrës turistike në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, në një prononcim për IndeksOnline ka treguar se gjatë kësaj jave do të finalizohet marrëveshja me palën kosovare që edhe ata por edhe shqiptarët e të tjerët nga Mali i Zi të mos paguajnë taksën prej 15 eurove për të hyrë në vendet respektive. E tërë kjo do të hyjë në fuqi me 1 korrik.

“Në fund të javës do të nënshkruhet, ndërsa me 1 korrik do të hyjë në fuqi. Marrëveshja do të nënshkruhet në Mal të Zi, ndërsa se kush do ta përfaqësojë Kosovën në këtë takim, mbetet të shihet… Kjo është bërë pas iniciativës së motshme timen dhe siç po shihet çdo fillim ka edhe mbarimin”, theksoi Hajdinaga.

Kjo marrëveshje po finalizohet pikërisht në pikun e sezonit, atëherë kur edhe bregdeti malazez mbushet me turistë nga Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco