FOTO/ Deputeti i Vetëvendosjes vesh rrobat me ngjyrat e flamurit italian

FOTO/ Deputeti i Vetëvendosjes vesh rrobat me ngjyrat e flamurit italian

19:40, 22/06/2021

Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio, ka qëndruar sot në Kosovë, në një vizitë zyrtare.

Di Maio ka pasur takime me kryetarë të shtetit, kurse iu është drejtuar me një fjalë edhe deputetëve të Kosovës.

Një nga deputetët ka menduar që të kujdeset në formën më të veçantë për Maion.

Dimal Basha, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte veshur rrobat me tri ngjyrat e flamurit italian. Pantallonat ngjyrë të gjelbër, këmisha e bardhë dhe kollarja e kuqe, që kishte të veshur deputeti Basha, simbolizojnë flamurin italian.

Paraprakisht diplomati italian ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla në takime te ndara.

Në konferencën e mbajtur në MPJD, ministri italian tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë. Ai shtoi se nga procesi, shteti i Kosovës vetëm sa duhet që të forcohet ndërkombëtarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco