Humb shqiptarja në Gjermani, ja ku u pa për herë të fundit

Humb shqiptarja në Gjermani, ja ku u pa për herë të fundit

19:15, 22/06/2021

Laura N., shqiptare nga Freudenstadti i Gjermanisë është zhdukur pa lënë gjurmë që nga e premtja, respektivisht pesë ditë. Ajo u pa për herë të fundit në mbrëmje rreth orës 22:00 në stacionin e trenit në Offenburg.

Miqtë, familja dhe policia janë në kërkim të saj. Xhaxhai i Laurës, Malushi është gjithashtu i shqetësuar për babain e Laurës, pasi ky i fundit është diagnostikuar me kancer, raporton RTL, shkruajnë mediat e Kosovës.

Në intervistën për mediumin, xhaxhai. flet për shqetësimet që ka. Ato jo vetëm që kanë të bëjnë kryesisht me Laurën, por edhe me babanë e saj.

“Pra, nëse Laura nuk shfaqet në të ardhmen e afërt ose kemi ndonjë shenjë nga Laura, nuk mendoj se vëllai im do t’i mbijetojë kësaj”, ka thënë ai.

Policia e ka përshkruar pamjen e Laurës, si dhe kanë publikuar fotografi të saj e ka ndarë detaje të tjera.

“Laura N. është e gjatë 1.70 deri 1.75 metra, e hollë dhe ka flokë të gjatë, të drejtë, kafe. Kushdo që ka parë personin e zhdukur ose mund të sigurojë informacione për vendndodhjen e saj, kërkohet të raportojë në Selinë e Policisë në Pforzheim në 07441 / 536-0”, thuhet në njoftimin e policisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco