Di Maio para deputetëve të Kosovës: Italia partner historik, mund të mbështeteni tek ne

Di Maio para deputetëve të Kosovës: Italia partner historik, mund të mbështeteni tek ne

18:22, 22/06/2021

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, tha se Evropa nuk mund të thotë se është bashkuar, derisa nuk janë pjesë e saj të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Di Maio, pas takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe disa nga ministrat e Qeverisë, iu drejtua deputetëve të Kosovës.

Ai ka bërë të qartë gjatë fjalimit të tij se Kosova mund të mbështetet në shtetin e Italisë dhe siç theksoi ai kjo është dëshmuar në qershor të vitit 1999.

“Ju e dini mirë se mund të mbështeteni të Italia. Italia ka dëshmuar që me 12 qershor 1999 kur ushtarët tanë hynë në Kosovë nën flamurin e NATO-s me mision. Që atëherë vazhdon ë të garantojnë siguri”, tha ai.

“Evropa nuk do të jetë në gjendje të thotë se është e bashkuar përfundimisht në një çati për aq kohë sa Ballkani Perëndimor nuk është pjesë e BE-së. Në situatën aktuale është thelbësore të theksohet që qëllimi është anëtarësimi i të gjitha vendeve të kësaj zonë në BE dhe kjo është e rëndësishme edhe për vet BE-në”, theksoi ai.

Di Maio tha se, “Investimi i bërë nga Italia në Ballkanin Perëndimor është i pakrahasueshëm”, u shpreh ai.

Sipas tij qëllimi i tyre është stabilizimi përfundimtar.

Ai po ashtu u shpreh se “Pavarësia e Kosovës është një element thelbësor i lirisë e demokracisë në rajon”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco