Kamberi përplaset me Vuçiç: Ne jemi dëshmitarë të gjallë, ju vratë të afërmit tonë shqiptarë

Kamberi përplaset me Vuçiç: Ne jemi dëshmitarë të gjallë, ju vratë të afërmit tonë shqiptarë

16:20, 22/06/2021

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po raportonte sot përpara deputetëve të Kuvendit të Serbisë, në lidhje me ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gjatë raportimit, ka ndërhyrë edhe deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi. Ai sërish ka thënë se Serbia është ajo që ka kryer krime lufte në Kosovë dhe se të afërmit e viktimave janë dëshmitarë, ende të gjallë.

“Si pjesëtar i popullit shqiptar, e shoh perspektivën në BE, por edhe në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Formula e bashkëjetesës së popujve të Ballkanit është mirëkuptimi, gjithçka tjetër çon drejt konflikteve të përgjakshme. Konsideroj që dialogu në Bruksel është mekanizmi i vetëm për normalizim të marrëdhënieve – pavarësisht që konsideroj që Brukseli nuk po tregon interesim edhe aq të madh sa  i përket kësaj çështjeje”, ka thënë Kamberi duke iu drejtuar presidentit serb.

“Gjuha e urrejtjes dhe riciklimi i termave të viteve të 90-ta nuk kanë vend në dialog. E kuptoj që Serbia mbron dhe përfaqëson interesat e saj, por duhet ta kuptoj se jeni duke diskutuar me njerëzit, të cilëve u janë vrarë familjarët nga njësiti paramilitar Akrepat. Sot duhet ta kuptoni që pavarësia e Kosovës është rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka shtuar Kamberi.

Kamberi madje shtoi se opinioni publik serb duhet që ta dijë se mbi shqiptarët janë kryer krime të tmerrshme dhe madje edhe sulme të organizuara.

Kjo bisedë duket se nuk i ka pëlqyer aspak kreut të shtetit serb Vuçiç, që ka ndryshuar menjëherë bisedë e madje tentoi që ta relativizojë çështjen, duke thënë se “edhe shqiptarët kanë vrarë serbë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco