Vuçiç informon sot parlamentin e Serbisë për Dialogun me Kosovën

Vuçiç informon sot parlamentin e Serbisë për Dialogun me Kosovën

10:31, 22/06/2021

Beograd - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të paraqesë sot para deputetëve në Parlament një raport mbi vazhdimin e negociatave me Prishtinën dhe mbi situatën në Kosovë, sipas Tanjug.

Në një seancë të veçantë të Parlamentit, Vuçiç do të paraqesë Raportin për punën e Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, siç cilësohet në njoftimin e Tanjug,  për periudhën nga maji 2019 deri në qershor të këtij viti si edhe Raportin mbi procesin e negociatave me institucionet në Prishtinë nga maji 2019 deri në 15 qershor 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco