Kosova në shënjestër të grupeve kriminale, ekspertët: Ja sa kg marijuanë u kapën së fundmi

Kosova në shënjestër të grupeve kriminale, ekspertët: Ja sa kg marijuanë u kapën së fundmi

21:55, 21/06/2021

Sot Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi 82 kilogramë substanca narkotike, marihuanë.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se me këto aksione, policia nuk lejon që Kosova të behet vend tranzit për kalimin e substancave narkotike.

“Me këto aksione po priten mundësitë që Kosova të bëhet vend transiti i kalimit të drogave.

Në këtë drejtim edhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë më shumë Kosovën”, deklaroi Nuredin Ibishi për RTV Dukagjinin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco