Konfiskohen 82 kilogramë marijuanë, arrestohen 6 persona në Kosovë

Konfiskohen 82 kilogramë marijuanë, arrestohen 6 persona në Kosovë

14:47, 21/06/2021

Policia e Kosovës deklaroi se janë kapur rreth 82 kilogramë lëndë narkotike të tipit marihuanë dhe janë arrestuar 6 persona, në një operacion në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit.

Policia tha se me urdhër të prokurorisë “është bërë edhe kontrollimi i katër lokacioneve, prej tyre dy banesa, njëra në Prishtinë dhe tjetra në Fushë Kosovë, si dhe dy shtëpi në Gjilan së bashku me një objekt përcjellës, të cilat dyshohet se grupi në fjalë i ka përdorur për fshehje, shitje dhe shpërndarje të narkotikëve, si dhe për kontrabandë të barnave me origjinë të dyshimtë”.

Sipas policisë së Kosovës, arrestimi i personave të dyshuar është bërë mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “blerja, posedimi shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge; mbajtja nën kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve; prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore dhe pa banderolë; si dhe shmangia nga pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Në operacionin e policisë janë konfiskuar përveç lëndëve narkotike edhe mallra të kontrabanduara, armë dhe makina.

Personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco