Një i vdekur dhe tetë raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë

Një i vdekur dhe tetë raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Kosovë

14:49, 20/06/2021

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, informon se nga 2 112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 174.

MSH njofton se në 24 orët e fundit është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i vdekjeve nga fillimi i pandemisë është 2 252.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227. Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës. Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco