I vodhi familjares portofolin me 12 mijë euro, arrestohet gruaja në Fushë-Kosovë

I vodhi familjares portofolin me 12 mijë euro, arrestohet gruaja në Fushë-Kosovë

10:21, 20/06/2021

Një grua është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ajo në banesën e familjares së saj i ka vjedhur portofolin me para dhe disa dokumente të tjera.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30 minuta.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Shuma e parave të vjedhura është mbi 12 mijë euro, të cilat i janë kthyer pronares pas arrestimit të së dyshuarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco