Theri burrin e ish-gruas në Belgjikë, viktima varroset në Gjakovë

Theri burrin e ish-gruas në Belgjikë, viktima varroset në Gjakovë

17:08, 18/06/2021

Është varrosur në varrezat e qytetit të Gjakovës, Ismet Osmanaj. Ai para tri ditësh është vrarë në Belgjikë nga ish-burri i gruas.

Për vrasjen që dyshohet se është kryer nga kosovari janë deklaruar nga Prokuroria e Belgjikës për Express.

“Një burrë 48-vjeçar është arrestuar me urdhër të gjykatësit hetues për vrasjen e një 52-vjeçari. Viktima është bashkëshorti i ri i ish-gruas së të dyshuarit. Nga të dhënat deri tani të hetimeve, i dyshuari, një 48-vjeçar me shtetësi kosovare ishte duke e pritur viktimën në daljen e një shkolle fillore në Uaterbaan, Deurne. 52-vjeçari ishte aty për t’i marrë thjeshtrit (fëmijët e gruas nga burri tjetër) nga shkolla, por u ther disa herë në rrugë me një thikë”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Sipas prokurorisë, viktima ishte therur 13 herë. I dyshuari është kapur nga policia, derisa po tentonte që të ikte nga vendi i ngjarjes.

“Dëshmitarët më pas e panë të dyshuarin duke u larguar në drejtim të Herentalsebaan-it. Policia shkoi shpejt dhe arriti që ta arrestonte burrin në të dyzetat në Van Havrelei, pa ndonjë problem. Kalimtarët e rastit i dhanë ndihmën e parë viktimës. Pas kësaj, kontrollin e mori stafi mjekësor. Për fat të keq, nuk kishte ndihmë të mëtejme për viktimën. Ekspertët e forenzikës që erdhën në vendin e ngjarjes për hetime numëruan 13 lëndime nga thika dhe therjet”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë.

Zyra e Prokurorit tashmë ka nisur hetimet për rastin, kurse në seancën që është mbajtur sot, 48-vjeçari ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje. Mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur me të zeza, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”. “Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror”, tregoi një tjetër qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco