Presidenca e Kosovës vendos: Zgjedhjet lokale do mbahen më 17 tetor

Presidenca e Kosovës vendos: Zgjedhjet lokale do mbahen më 17 tetor

11:02, 15/06/2021

Presidenca e Kosovës ka vendosur përfundimisht që zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahen më datë 17 tetor 2021.

Partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa ditë më parë presidentja ka nisur konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve.

Merret vesh se tashmë është caktuar data e zgjedhjeve dhe është 17 tetori, shkruajnë mediat në Kosovë.

Mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 17 tetor tashmë e ka konfirmuar edhe Presidenca e Kosovës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Me të njëjtin vendim, Presidentja Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Kosovës, Osmani javë më parë ka përfunduar takimet me subjektet politike parlamentare, ku është diskutuar për datën e zgjedhjeve locale raporton Telegrafi.

Osmani ndaras ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin e AAK-së, Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK.

Lëvizja Vetëvendosjes përmes një komunikate të lëshuar për media ka bërë të ditur se kreu i partisë, Albin Kurti ka kërkuar qe? data për zgjedhjet lokale te? caktohet sa me? shpejt e ato te? mbahen sa me? pare?.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që data 31 tetor të shpallet ditë e zgjedhjeve lokale. Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk ka pasur preferenca datash sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Organizimi i tyre pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 7.5 milionë euro, ku në këtë shumë është përfshirë edhe balotazhi në të gjitha komunat e shtetit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco