Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel, ja cila është axhenda

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel, ja cila është axhenda

08:28, 15/06/2021

Bashkimi Europian (BE) ka njoftuar se sot do të mbahet një takim i nivelit të lartë i Dialogut Kosovë - Serbi i cili  do të zhvillohet në Bruksel.

Dialogu do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i cili mbështetet në këtë nga Përfaqësuesi Special i BE Miroslav Laj?ák.

Në takim do të marrin pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE synon që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre Evropiane, të krijojnë mundësi të reja dhe të përmirësojnë jetën e njerëzve.

Një marrëveshje midis palëve sipas BE-se është e dobishme edhe për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Axhenda:

Në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të ketë takime bilaterale të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kurse, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco