Refuzoi dorëheqjen/ Presidentja e Kosovës shkarkon kryetaren e KQZ

Refuzoi dorëheqjen/ Presidentja e Kosovës shkarkon kryetaren e KQZ

15:47, 14/06/2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga drejtimi i KQZ-së.

Në arsyetimin e Presidentes, të siguruar nga Gazeta Express, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese. janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco