Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19

Kosovë/ Asnjë viktimë dhe 5 raste të reja me COVID-19

15:20, 14/06/2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 5 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH:

#Bashkëiadalim 14 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.

Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.977 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.

Në total numri i rasteve aktive është 345.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco