'Shërbimet sekrete serbe nuk ndalen kurrë, përpiqen që të mos jemi shtet stabël'

'Shërbimet sekrete serbe nuk ndalen kurrë, përpiqen që të mos jemi shtet stabël'

09:13, 14/06/2021

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se Serbia ka një plan të rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin. Haliti në një intervistë në Klan Kosova, tha që përpjekja e Serbisë është që të mos arrijmë që të jemi shtet stabël.

“22 vjet nga çlirimi – Kosovën e ka gjetur në njëfarë mënyrë më shumë, për shkak të mospajtimeve dhe grindjeve koti mes partive politike dhe protagonistëve të caktuar për shkaqe të shumta. Nga mospërvoja dyshoj se ka hyrë një sistem i cili është i përgatitur nga memorandumi  i dytë i Akademisë së Shkencave të Serbisë, jo veç për Kosovën, por edhe për Kroacinë, Bosnjën, Maqedoninë; në përgjithësi për  të gjitha ish-republikat dhe krahinat që janë quajtur atëhere të Jugosllavisë”.

“Përpjekja e tyre është që as ne, as kroatët, as boshnjakët të mos arrijmë të jemi shtete stabile. Shërbimet sekrete serbe nuk ndalen kurrë. Ato janë prezente gjithkund, në të gjitha territoret dhe kanë një histori të gjatë të veprimit,  në veçanti shërbimi i ushtrisë që ka qenë KOS-i atëherë, është shumë i fuqishëm”.

Më tej, Haliti thotë që nuk beson se kemi një politikan që i shërben Serbisë sot në Kosovë.

“Agjentë të UDB-së e kemi zakon dhe praktikë t’i themi njëri- tjetrit dhe kjo është akuza më e lehtë që ia bëjmë dikujt por nuk e besoj që ka një politikan që i shërben Serbisë sot në Kosovë, pasi gjenerata e re është tani në politikë. Tash ata që kanë qenë dikur, pjesa kruciale ose shtylla kurrizore  e shërbimeve ka qenë lidhja e komunistave të Jugosllavisë. Këtu përfshin edhe Lidhjen e Komunistëve të Kosovës dhe këta po besoj një pjesë e madhe prej tyre janë plakur dhe janë lodhur dhe nuk e kanë rolin që e kanë pasë dikur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco