Kosova feston sot Ditën e Çlirimit, presidentja Osmani hap ceremonitë

Kosova feston sot Ditën e Çlirimit, presidentja Osmani hap ceremonitë

08:51, 12/06/2021

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit, në Kosovë do të shënohen aktivitete të shumta. Aktivitetet do të nisin qysh në mëngjes, ku në ora 09:00 presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, do të vendosin kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, njofton RTK.

Po ashtu krerët e shtetit, do ë marrin pjesë në Manifestim Përkujtimor në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit. (Fshati Poklek në Drenas, ora 11:00)

Ndërsa edhe në komuna do të ketë shumë aktivitete për nder të kësaj dite.

Komuna e Lipjanit me rastin e Ditës së Çlirimit mban disa aktivitete.

Agjenda:

-Ora 11:00, Seancë solemne. (Salla e Kuvendit Komunal)

-Ora 12:00, Homazhe te shtatorja e komandantit legjendar “Adem Jashari”. (Sheshi ”Adem Jashari”)

-Ora 12:30, Përurimi i shtatores së “Hajredin Bajramit”. (Udhëkryqi Lipjan-Magure)

-Ora 13:00, Përurimi i shtatores së “Xhavit Kozhanit”. (Te Biblioteka e Qytetit)

-Ora 13:30, Përurimi i shtatores së “Ruzhdi Shabanit”. (Te Q.K. “Tahir Sinani”)

Me rastin e 16 vjetorit të themelimit Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Lagjja Pejton, te zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 17:30)

Komuna e Prizrenit organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për nder të Festave të Qershorit.

Agjenda:

10:00 – Vizitë në varrezat e dëshmorëve. (Landovicë)

10:30 – Përurimi i Muzeut të Dëshmorëve. (Landovicë)

12:00 – Përurimi i Qendrës Kulturore Rinore. (Në lagjen Ortakoll)

12:30 – Përurimi i terrenit sportiv në shkollën “Abdyl Frashëri”

18:00 – Mbyllja e Panairit të Librit dhe dhënia e shpërblimeve. (Sheshi i Lidhjes)

19:00 – Koncert festiv me Shoqëritë Kulturore dhe Artistike të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”)

21:00 – “Qielli i Përjetësisë” sweet world për nder të viktimave të Covidit të Komunës së Prizrenit. (Ura e Gurit)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco