Kosovë/ Asnjë viktimë, 10 raste të reja me koronavirus

Kosovë/ Asnjë viktimë, 10 raste të reja me koronavirus

15:08, 11/06/2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH-së, janë testuar 1977 testime, derisa pozitiv kanë rezultuar vetëm 10 prej tyre.

Njoftimi i plotë: 

11 Qershor 2021:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.674 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 92.890 doza të vaksinës.
Deri më sot 7718 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.977 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 116 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.679.
Në total numri i rasteve aktive është 627.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco