Haradinaj: Kryeministër Kurti, prej kujt po fshihesh para dialogut me Serbinë? Prej Amerikës?!

Haradinaj: Kryeministër Kurti, prej kujt po fshihesh para dialogut me Serbinë? Prej Amerikës?!

14:22, 11/06/2021

Prishtinë - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se prej kujt po fshihet që nuk po mund të krijojë një qëndrim të tij para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqi. Ai ngriti si pikëpyetje se mos Kurti po fshihet nga Serbia apo nga Amerika?!

Haradinaj kërkoi që krerët e institucioneve të Kosovës, nga Amerika të kërkojnë një përfaqësues të posaçëm në dialog.

“Prej kujt tjetër po fshihet Kryeministri ynë?! A mos po fshihet prej Serbisë?! Mos Serbia për një arsye të caktuar, ka ndonjë fuqi mbi kryeministrin tonë, i cili nuk i lejon vetes të marrë qëndrim në këtë moment kritik para takimit me presidentin e Serbisë, me e sqaru pastër qëndrimin e Kosovës, të tijin dhe tonat.

A mundet që Kryeministri po fshihët prej aleatëve ndërkombëtarë, që e kanë sjellë në pushtet?! Ishte shumë domethënëse një deklaratë e një eurodeputeti, që pyeti Kryeministrin e Kosovës se mos po i ndërronte parimet...

A ka mundësi që Kryeministri ynë po i ikën Amerikës, që po fshihët prej Amerikës?!

Ka një kohë të gjatë që nuk e dëgjojmë Kryeministrin e Kosovës që kur ështëë kryeministri i Kosovës, mos me i fillu diskutimet e me i përmbyll kur flitet për çështje jetike për vendin tonë me Amerikën...

Si guxon Kryeministri i Kosovës të shkojë në takime që janë nën patronatin e BE për pavarësinë e vendit të vet dhe vetë të deklarojë që pesë jonjohësit kanë arritur t'i bindin të gjithë njohësit tjerë, për një pozicion të dyshueshëm të tyre ndaj Kosovës?! Pra, shkon pa Amerikën.

Pse Kryeministri i Kosovës nuk i drejtohet Presidentit amerikan së bashku me Presidenten dhe kryeparlamentarin, qoftë edhe me partitë e tjera, me kërku një Emisar Special për dialogun Kosovë-Serbi?! - ngriti çështjen Haradinaj.

Ish-kryeministri e këshilloi pasardhësin e tij Albin Kurti që kur të flasë për Dialogun mos t’i drejtohet Kosovës si palë e përfshirë, por të shpjegojë ku është Kosova në këtë raport.

“Pse Kryeministri duhet të thotë palët?! Fol vetëm për vete, ti je një palë, fol për Kosovën sepse je një palë specifike. Mos thuaj "palët" në Dialog duhet me shku në këta parametra, fol vetëm për vete, shihe kë ke përballë ulur, ke pjesëtarë të viktimave të luftës, ke pjesëtarë të familjeve viktimë...Fol për vete, mos fol si palë me Serbinë, vetëm shpjego kush është Kosova si palë që ta dëgjojnë të huajt dhe evropianët”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco