Kosovë, 64 raste dhe 1 viktimë nga koronavirusi

Kosovë, 64 raste dhe 1 viktimë nga koronavirusi

15:05, 18/05/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste positive dhe është shënuar 1 viktimë nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton ne janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543

Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco