'Ushton Gryka e Kaçanikut' - Homazh nga Kurti për të madhin Ismet Bogujevci

'Ushton Gryka e Kaçanikut' - Homazh nga Kurti për të madhin Ismet Bogujevci

14:26, 14/05/2021

Homazh nga Albin Kurti.

Ismet Bogujevci është kënga e rritur në fëmijërinë time. Se çka është martesa, si të vegjël, e mësuam nga prindërit por edhe nga kënga “Martesa jonë”.

Ende më ushtojnë veshët kur dëgjoj fjalën “Kaçanik” për shkak të vargut “Ushton Gryka e Kaçanikut”.

Ndërkaq, para se ta mësoj se Tefik Çanga është emri i Fabrikës së Drurit në Ferizaj dhe i partizanit nga Lufta e Dytë Botërore, dija ta këndoj këngën për të duke imituar Ismet Bogujevcin.

Ishte tejet i dashur dhe i mirë. Ai do të na mungojë, porse kënga e tij do të rrojë edhe me ata që do vijnë pas nesh.

Me nderime dhe mall,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
Prishtinë, 14 maj 2021
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco