Ambasadorja:Të gjithë kosovarët që jetojnë në Izrael janë të sigurtë.

Ambasadorja:Të gjithë kosovarët që jetojnë në Izrael janë të sigurtë.

12:29, 14/05/2021

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka thënë se të gjithë kosovarët që jetojnë në Izrael janë të sigurtë. “Të gjithë kosovarët që jetojnë në Izrael janë të sigurt”, tha ambasadorja për Albanian Post.

Por, Demiri nuk ka dhënë më shumë detaje rredh vendndodhjes së tyre në Izrael. “Të lutem të gjitha pyetjet dërgoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, shtoi ajo.

Gati qe dy javë kanë filluar përleshjet e dhunshme në Jerusalemin Lindor dhe kanë nxitur luftimet më të ashpra në vitet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, e si pasojë kanë vdekur dhjetëra persona.

Ndërkaq shteti i Izraelit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod-it pas trazirave të ndodhura ditët e fundit.

Dy ditë më parë Bashkimi Evropian ka kërkuar që luftimet në Gaza të ndalen. “Shkallëzimi i rëndë në Izrael dhe Territorin Palestinez, përfshirë dhunën e madhe në dhe përreth Gazës, duhet të ndalet”.

N? deklaratë thuhet se, BE-ja është e tronditur nga numri i madh i vdekjeve dhe plagosjeve, përfshirë fëmijët.

“Prioriteti duhet të jetë mbrojtja e civilëve. Të gjitha përpjekjet duhet të drejtohen në shmangien e viktimave civile dhe mbështetjen e uljes së dhunës në rajon”, thuhet n? t?.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

jhgfcds18/05/2021 15:54

na plasi k....

Shto koment

Denonco