Gjermania ia tregon 'sekretin' Kosovës për liberalizimin e vizave

Gjermania ia tregon 'sekretin' Kosovës për liberalizimin e vizave

20:55, 13/05/2021

Qeveria e Kosovës duhet të punojë më shumë me disa shtete që janë ende skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kështu ka sugjeruar ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde gjatë një interviste.

Ambasadori gjerman në Kosovë  ka pohuar se edhe vete Ministria e Brendshme e Gjermanise ka qenë skeptike deri para pak kohësh për këtë cështje.

Joern Rohde ai ka theksuar se jane disa shtete skeptike dhe duhet arritur konsensus brenda BE së për liberalizimin e vizave për Kosoven.

Diplomati gjerman pohoi se vendi i tij do te ndihmojë qe te binden shtetet skeptike qe e kundershtojne lëvizjen e lirë te kosovarëve në zonën e shëngenit.

Franca, Holanda e vende të tjera po hezitojnë që të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën edhe pse kriteret e dyfishuara janë plotësuar tashmë formalisht nga Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco