Shans i ri për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka më skenare të fshehta

Shans i ri për dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka më skenare të fshehta

21:06, 13/05/2021

Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde, ka thënë se nuk ka më plane anësore më dialogun Kosovë- Serbi siç kishte vitin e kaluar. 

Sipas tij ka një bashkëpunim të mirë mes BE-së dhe SHBA-së. 

Ai vleresoi se në Uashington palët ne shkruan jo një marreveshje por zotime qe mund ti mbajnë ose jo. 

Diplomati gjerman Joern Rohde ka hedhur poshtë zërat për ndarjen e Kosovës. Ai u shpreh në KTV se Kosova e Serbia duhet të arrijnë kompromis për njohje reciproke dhe BE ështe lehtesues i procesit ndërsa palëve u takon të dakordohen për cështjet e hapura. Sipas tij Asociacioni ështe temë e hapur dhe mund të trajtohet brenda normave kushtetuese të Kosovës
 
Ambasadori gjerman në KosovëSa i takon padise së parajmëruar nga qeveria Kurti diplomati gjerman theksoi se kjo nuk ështe mjënide e mirë në këtë rast dhe nuk i kontribuon mormalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco