Presidenti i Sllovenisë tregon pse ka vendosur të takohet me Vjosa Osmanin nesër në Prishtinë

Presidenti i Sllovenisë tregon pse ka vendosur të takohet me Vjosa Osmanin nesër në Prishtinë

16:37, 12/05/2021

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë në Kosovë nesër për një vizitë zyrtarë. Ai gjatë vizitës do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, nga Kabineti i së cilës tashmë e kanë konfirmuar takimin. Për rëndësinë e vizitës së tij në Prishtinë, një ditë para ardhjes, ka folur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ vetë presidenti slloven.

E për këtë takim sy me sy me Osmani, Presidenti slloven do të diskutojë në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Brdo-Brijunit që do të mbahet me 17 maj 2021.

Një ditë para ardhjes në Prishtinë, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka folur ekskluzivisht për Gazetën Online ‘Repoteri.net’ rreth vizitës e tij në Kosovë.

Ka thënë se gëzohet që Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Samitin e javës së ardhshme, dhe se takimi i nesërm me të do të jetë për këshillues para samitit të Brdo-Brijunit.

“Me presidenten e Kosovës dëshiroj të këshillohem para samitit të udhëheqësve në Brdo–Brijuni Process, në Brdo, më 17. 5. 2021. Më gëzon fakti se kryetarja Osmani veç e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit në historinë njëmbëdhjetëvjeçare të nismës Brdo–Brijuni”, tha Presidenti slloven të mërkurën për Reporteri.net.

Gjatë ditës Gazeta Reporteri.net ka bërë të ditur që Presidenti i Sllovenisë, të enjten në Prishtinë, nuk do të takohet me Kryeministrin Albin Kurti, përveç me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

Samiti i Brdo-Prijunit është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët Ballkanit Perëndimor e ku fokusi kryesor është procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i regjionit në BE.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco