Kosovë, 113 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 113 raste dhe 4 viktima nga koronavirusi

15:07, 12/05/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 113 raste positive dhe janë shënuar 4 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.895.

Numri total i rasteve pozitive është 106.651 raste nga 559.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.217 raste të vdekjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco