Kuvendi pyet kreun e Shërbimit Sekret për 'Non paper'-in dhe incidentin me alpinistët në Mitrovicë

Kuvendi pyet kreun e Shërbimit Sekret për 'Non paper'-in dhe incidentin me alpinistët në Mitrovicë

12:38, 12/05/2021

Prishtinë - Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, Ganimete Musliu ka njoftuar se në takim me drejtorin e kësaj agjencie, Petrit Ajetin u diskutua për dy tema: incidenti i alpinistëve në veri dhe qarkullimi i një dokumenti i quajtur “Non-paper”.

Po ashtu Musliu tregoi se është marrë vendim për një takim tjetër të radhës me Ajetin.

“Kishim takim njoftues me drejtorin e ri të AKI-së, por gjithsesi pati edhe pyetje që parashtruam unë dhe anëtaret e Komisionit. Vlen të ceket se dy nga pyetjet e parashtruara ishin: informacione rreth incidentit me alpinistët në veri të Mitrovicës dhe e a ka njohuri rreth një sekreti publik që është diskutuar jo vetëm në qarqet e brendshme po edhe ato ndërkombëtare, pra ‘non-papers’ që është diskutuar mjaftë”, është shprehur ajo.

“E lamë takim pas disa ditësh po shpresoj shumë që e kemi filluar mbarë. Uroj që të kemi bashkëpunim si komision dhe të jemi në krye të detyrës që të japim maksimumin sa i përket mbikëqyrës dhe kontrollit demokratik të kësaj agjencie, presim bashkëpunim edhe nga drejtori”, ka shtuar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco