Radhë të gjata për vaksinim në Prishtinë nga moshat mbi 65 vjeç

Radhë të gjata për vaksinim në Prishtinë nga moshat mbi 65 vjeç

09:28, 12/05/2021

Në Prishtinë sot ka nisur vaksinimi për moshat mbi 65 vjeç, kundër Covid-19.  Interesi ka qene i madh pasi radhë të gjata janë krijuar te salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga data12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera.

Orari i vaksinimit kundër COVID-19

E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30): Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30):  Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) -Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë). Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30):  Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova) - Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë). Të gjitha komunat: Në QKMF

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco