Deputetja e VV në krah të palestinezëve: Jetimë të pambrojtur të botës së vdekur demokratike

Deputetja e VV në krah të palestinezëve: Jetimë të pambrojtur të botës së vdekur demokratike

13:47, 11/05/2021

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinota Demi-Murtezi, ka reaguar për trazirat e fundit në Gaza midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Deputetja kosovare ka mbështetur palestinezët, të cilët i konsideron "jetimë të pambrojtur" e njëkohësisht e akuzon për mungesën e ndërhyrjes dhe zgjidhjes, "botën e vdekur demokratike".

“Palestina dhe palestinezët, jetimat e pambrojtur të “botës së vdekur demokratike”, shkruan Demi - Murtezi dhe përfundon me thirrjen "FreePalestine”.

Sipas BBC, ka pasur thirrje për qetësi pas disa ditësh trazirash në Jeruzalem, me sulme hakmarrëse nga Izraeli dhe militantët palestinezë në Gaza. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë kërkuar të dy palëve të ulin tensionet sa më shpejt të jetë e mundur.

Militantët kanë qëlluar më shumë se 300 raketa drejt Izraelit që nga e hëna natën, duke plagosur 31 izraelitë. Izraeli thotë se sulmet e tij ajrore në Gaza kanë goditur 130 objektiva. Zyrtarët shëndetësorë thonë se 24 palestinezë janë vrarë.

Grupi militant Hamas, i cili kontrollon territorin palestinez, tha se po vepronte për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa të Jeruzalemit nga "agresioni dhe terrorizmi" izraelit, vend i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, që shënoi përplasje midis policisë izraelite dhe palestinezëve të hënën dhe  la qindra të plagosur. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Agim Krasniqi11/05/2021 14:23

Gjendja e mjerueshme e popullit palestinez po zatet në veshtë shurdhër të shteteve imperialiste dhe revizioniste në botë në krye të të cilave qëndrojnë SHBA dhe vetë IZRAELI,të cilët janë tu kry gjenocid ndaj popullit palestinez të pambrojtur që nga themelimi i shtetit okupator Izraelit.E fatkeqësija më e madhe është se Izraeli si shtet gjenocidal po mbështetet prej disa bythlëpirësve të cilët për interesat e veta japin mbështetje gjenocidit izraelit. Po në etapa të njajta ka kaluar edhe populli shqiptar me trojet e veta po me veprimet e njajta të këtyre "demokratve" të botës të cilët e shkatruan dhe vazhdojnë të shkatrojnë botën për interesat e vete. Sot pdo gjë është në shesh.

Shto koment

Denonco