Von Cramon: Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë pajtimin në Ballkan

Von Cramon: Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë pajtimin në Ballkan

13:25, 11/05/2021

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se hijet e nacionalizmit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor në një mesazh në Twitter.

Ajo vuri në dukje se pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë, asnjë përparim nuk mund të bëhet.

“Sot Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së diskuton për Ballkanin Perëndimor. Hijet e nacionalizimit vazhdojnë ta pengojnë bashkëpunimin, nuk mund të ecim përpara pa pajtim, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Ne i kemi dërguar letër kancelares gjermane Angela Merkel nga Parlamenti Evropian dhe Bundestagu për t’u siguruar që Procesi i Berlinit të përfshijë pajtimin dhe synim të ketë përparimin e vërtetë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco