Zv.Kryeministrja Gërvalla publikon 20 pikat kyçe të Programit të Qeverisë

Zv.Kryeministrja Gërvalla publikon 20 pikat kyçe të Programit të Qeverisë

13:22, 11/05/2021

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, njëherësh zëvendëskryeministre, ka prezantuar programin qeverisës, ku ka bërë publik vetëm 20 prej pikave kyçe të këtij projekti.

Në mesin e 20 pikave, e para është e renditur Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë.

Tutje në pikën e dytë është vënë vaksinimi i 60% të qytetarëve deri në fundin e vitit 2021, ndërsa në pikën e tretë renditet ndihma direkte për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia e koronavirusit, njofton RTK.

Ndërkohë pikë e katërt e planprogramit qeverisës është vendosur skema për rikthimin në punë për personat që kanë humbur vendin e punës, kurse në pikën e pestë, qëndron fondi për sigurime shëndetësore.

Liberalizimi i vizave është rënditur në masën e nëntë të këtij planprogrami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco