Koronavirusi i merr jetën fëmijës 1-vjeçar në Prishtinë

Koronavirusi i merr jetën fëmijës 1-vjeçar në Prishtinë

15:33, 07/05/2021

Një fëmijë vetëm një vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Siç raportuan autoritetet e shëndetit në vend, në 24 orë humbën jetën si pasojë e koronavirusit katër persona.

Mes tyre ishte edhe fëmija në Prishtinë si dhe një 78-vjeçar nga Ferizaj, një 67-vjeçar nga Mitrovica dhe një 42-vjeçar nga Podujeva. Nuk dihet ende nëse fëmija kishte probleme të tjera shëndetësore shoqëruese.

Gjithashtu, IKSHPK njoftoi se brenda ditës u regjistruan në vend 170 raste të reja me COVID-19 nga 2,500 testime të kryera.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco