Si  mund të preket Kosova nga varianti indian? Tregon 'drejtori' i Infektivës

Si mund të preket Kosova nga varianti indian? Tregon 'drejtori' i Infektivës

18:57, 06/05/2021

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka qenë i ftuar në Intervistën e Javës në GazetaBlic.

Ai ka folur rreth situatës aktuale epidemiologjike në vend, ndërsa ka dhënë këshilla për të vazhduar me masat mbrojtëse personale.

Gjithashtu, ai foli edhe për variantin indian të koronavirusit, duke thënë se rreziku ekziston.

“Varianti i ri i koronavirusit, i njohur si indian, mund të vie edhe në Kosovë. Kjo për shkak se bota është e lidhur dhe shumë shpejt mund të kemi edhe raste. Tashmë janë 2-3 javë që janë konfirmuar raste nga ky virus në botë, kurse rreziku për të ‘zbarkuar’ në Kosovë, është ekzistent”, tha ndër të tjera Sadiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco