Kosovë, 158 raste dhe 3 viktima nga koronavirusi

Kosovë, 158 raste dhe 3 viktima nga koronavirusi

15:03, 06/05/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 158 raste positive dhe janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco