Emisari i BE-së jep lajmin e madh për Kosovën, pas marrëveshjes finale me Serbinë

Emisari i BE-së jep lajmin e madh për Kosovën, pas marrëveshjes finale me Serbinë

20:53, 05/05/2021

Një hap të madh të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian po e sheh të realizueshëm Miroslav Lajçak.

Emisari për dialogun thotë se me arritjen e marrëveshjes më Serbinë, Kosova merr statusin e vendit kandidat për hyrje në BE.

"Pa dyshim për Kosovën suksesi në dialog do të thotë të bëhet vend kandidat dhe cdo gjë që vjen me këtë. Kosova që nga nisja e dialogut ka parë një numër të rezultateve konkrete. Po përmendi bashkëpunimin rajonal ku Kosova prezenton veten. Pastaj mbledhja e taksave, liria e lëvizjes, integrimi i policisë dhe gjyqësorit nga veriu. Ka edhe shembuj tjerë”, tha Lajçak gjatë një debati online të martën.

Kosova pothuajse është vendi i vetëm nga gjashtë që e përbëjnë rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka marr statusin e vendit kandidat për antarësim në Union.

Republika ka ngecje të mëdha në procesin e integrimeve evropiane. Madje as liberalizimin e vizave që e gëzojnë të gjitha vendet tjera, Brukseli nuk po mund të ia ofrojë Prishtinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco