Presidenti i KE-së i shkruan Osmanit: BE-ja do ta mbështesë në vazhdimësi Kosovën

Presidenti i KE-së i shkruan Osmanit: BE-ja do ta mbështesë në vazhdimësi Kosovën

19:00, 05/05/2021

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel nëpërmes një letre që i ka dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka thënë se BE-ja do ta vazhdojë ndihmën ndaj Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

Presidenti Michel ka theksuar se është në interes të KE-së që ta shoh Kosovën duke përparuar në rrugën e saj evropiane.

Ai ka premtuar mbështetje për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Në këtë kontekst, Michel ka përmendur se BE-ja ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike, integrimin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht luftimin e pandemisë Covid-19 nëpërmjet Planit Ekonomik dhe Investues për këtë rajon të miratuar në tetorin e 2020-tës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco